Raporti i SHISH: Shqipëria shfrytëzohet si vend tranzit për kalimin drejt BE! Rreziku i infiltrimit nga organizata terroriste, prezent!

min lexim

Në raportin e publikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror për vitin 2021, thuhet se numri i përgjithshëm i kalimeve ilegale të kufirit përgjatë këtij viti ishte më i larti i regjistruar që nga viti 2017.

Sipas SHISH rruga e Ballkanit Perendimor ka shënuar një rritje me 124 % të kufirit në 2021, krahasuar me 2020.

Sakaq rreziku i përdorimit të emigracionit të jashtëligjshëm nga organizata terroriste për të infiltruar operativë terroristë mbetet prezent.

Raporti:

Emigracioni i jashtëm

Emigrantët e paligjshëm nga vendet MENA vijojnë ta shfrytëzojnë Shqipërinë si tranzit për kalimin në vendet e BE-së.

Rrjete të trafikut të qenieve njerëzore janë të përfshira në të shumtën e rasteve për të ndihmuar kalimet e jashtëligjshme.

Në varësi të situatës në vendet e konfliktit, por edhe në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga Talebanët, çka solli përkeqësim të situatës humanitare atje, fluksi i emigracionit të paligjshëm mund të njohë rritje në rrugën e Ballkanit, me synim kalimin tranzit drejt vendeve perëndimore.

Sipas të dhënave paraprake të FRONTEX, numri EMIGRACIONI I JASHTËLIGJSHËM i përgjithshëm i kalimeve ilegale të kufirit gjatë vitit 2021 ishte numri më i lartë i regjistruar që nga vitit 2017. Rruga e Ballkanit Perëndimor ka shënuar një rritje me 124% të rasteve të raportuara, për kalim të paligjshëm të kufirit në 2021, krahasuar me vitin 2020.

Ndërkohë, në Shqipëri është regjistruar hyrja nga kufijtë e saj tokësorë dhe kalimi tranzit në territorin e saj e rreth 18.000 emigrantëve të paligjshëm, shumica prej të cilëve janë me origjinë nga vendet e MENA-s.

Rreziku i përdorimit të emigracionit të jashtëligjshëm nga organizata terroriste për të infiltruar operativë terroristë mbetet prezent.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë tregojnë dhimbjet e barkut pas seksit: Nga se shkaktohen

Story i radhës

Çiftet: 10 gjëra “gjysmë” serioze që duhet t’i pyesni në takimin e parë

Të fundit nga