LSDM-BDI përmes shëndetësisë kanë bërë thithjen e parave – thotë VMRO-DPMNE-ja duke vazhduar serinë e akuzave dhe pretendimeve për keqpërdorime në sferën e shëndetësisë. Sipas tyre, nga Raporti I Entit Shtetëror për Revizion për punën në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ka dyshime për keqpërdorime të mbi 200.000 eurove.
“Sipas Raportit të ESHR-së më 01.01.2022, vlera e mjeteve materiale, nga evidence materiale e klinikës është për 13.9 milion denarë më e ulët se vlera e treguar nga evidenca e kontabilitetit derisa në fund të vitit ishte më e ulët për 12 milion denarë.
Përse paraqitet dallimi kaq i madh në evidencën materiale krahasuar me atë të kontabilitetit?
Ku kanë përfunduar mbi 200.000 euro?
Kjo është vetëm për një institucion shëndetësor për një vit. Çfarë kanë bërë LSDM-BDI në institucionet tjera shëndetësore gjatë pushtetit të tyre?
PTHP të mos presë dhe në bazë të Raportit të ESHR-së të inicojë procedurë. Përgjegjësi patjetër të ketë” /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN