Raporti i RCC-së: 57% e qytetarëve në Kosovë duan të largohen nga vendi i tyre

July 19, 2023
1 minut lexim

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka publikuar barometrin për vitin 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga këto të dhëna del që Kosova është vendi më përqindjen me të lartë në Ballkanin Perëndimor që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre më 57 për qind. Në anë tjetër për pushtetarët, ikja e qytetarëve është diçka “normale”. Ku qëndrojnë shtetet tjera? Ndërkohë, edhe më interesant është besimi në Qeverinë Kurti.

Për herë të nëntë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ka publikuar gjetjet kryesore të sondazhit për vendet e Ballkanit Përndimor.

Sipas këtij sondazhdi, 44 për qind e qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor mendojnë të jetojnë jashtë vendit apo 5 për qind më shumë se në 2022.

Ndërsa, 71 për qind e të rinjve në këto vende mendojnë të largohen nga vendi i tyre.

Cilat janë të dhënat për Kosovën?
Në matjen e opinionin publik në vendet e Ballkanit Përndimor nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, vihet në pah që Kosova është kampion në dëshirën e njerzëve për të ikur nga vendi.

Në pyetje se a do ta shqyrtonin të jetoni dhe të jetoni jashtë vendit? – 57 për qind e kosovarë janë përgjigju me “PO”, ndërsa 38 për qind kanë thënë jo teksa 5 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Novak vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e FBK-së

Story i radhës

Temperaturat e larta në Turqi, disa qytetarëve pantoflat iu shkrihen në rrugë

Të fundit nga

ShkoLartë