Raporti i Penatgonit alarmon Perëndimin: Kina do të prodhojë 1500 koka bërthamore deri më 2035, në vitin 2049 synon…

November 29, 2022
1 minut lexim

Kina është një vend i cili dekadat e fundit ka njohur një rritje të madhe si ekonomike, ashtë edhe ushtarake, duke arritur të renditet në mesin e vendeve më të fuqishme në botë.

Sipas një raporti të Pentagonit, Kina do të prodhojë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035. Duke marrë shkas nga ky raport, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë të shqetësuar.

I njohur zyrtarisht si “zhvillimet ushtarake dhe të sigurisë që përfshijnë Republikën Popullore të Kinës”, raporti vjetor nga Kongresi riafirmon vlerësimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes se Kina “paraqet sfidën më të rëndësishme dhe sistematike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe sistemin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar.”

“Bazuar në linjat e trendit në raport, mendoj se mund të gjykojmë se Republika Popullore e Kinës është kthyer gjithnjë e më shumë tek Ushtria Çlirimtare Popullore, si një lloj nga instrumentet kryesore të krijimit të shtetit, për të ndjekur interesat e saj. Dhe kjo ka implikime serioze për interesat e sigurisë së SHBA-së, interesat e aleatëve dhe partnerëve tanë dhe për rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare më gjerësisht”, është shprehur një zyrtar i mbrojtjes amerikane.

Raporti i vitit të kaluar i Pentagonit, theksoi se Kina kishte vënë në lëvizje një rritje katërfish të arsenalit të saj të armëve bërthamore dhe parashikonte se mund të kishte 700 koka deri në vitin 2027 dhe ndoshta 1000 deri në vitin 2030.

Raporti i ri i publikuar të martën përshkruan se Kina tani ka më shumë se 400 koka bërthamore dhe vazhdon me ngritjen e përshpejtuar të arsenalit të saj, duke parashikuar se ajo mund të ketë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035. Edhe me rritjen dramatike të Kinës, arsenali i saj më i madh bërthamor do të vazhdojë të jetë shumë më pak se stoku i deklaruar i Shteteve të Bashkuara prej 3750 kokash të afta për t’u vendosur nga qindra raketa me bazë tokësore dhe detare dhe një flotë bombarduesish strategjik.

Ndërkohë Kina ka vendosur si synim vitin 2035 për përfundimin e modernizimit të ushtrisë dhe vitin 2049 si viti që ushtria e Kinës të bëhet një forcë globale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk duhet t’i hani kurrë, këto pjesë të mishit të pulës janë plot me baktere dhe parazitë

Story i radhës

Samiti i 6 dhjetorit, Xhaçka: Riafirmon rëndësinë gjeopolitike të rajonit

Të fundit nga

ShkoLartë