raporti i eshr se 7 kandidatet per president kane shpenzuar gjithsej 7 5 milione euro per fushate 68014a126d6aa

Raporti i ESHR-së: 7 kandidatët për president kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro për fushatë

April 17, 2025
1 minut lexim

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka publikuar të dhënat nga raportet financiare të kandidatëve në zgjedhjet e fundit presidenciale të Maqedonisë.

Sipas të dhënave, 7 kandidatë për fushatë zgjedhore kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro, ndërsa prej tyre 5.7 milionë euro janë siguruar nga buxheti i shtetit.

Më së shumti ka shpenzuar kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, mbi 1.9 milionë euro, ndërsa më pas kandidatja fituese e zgjedhjedhjes Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, mbi 1.8 milionë euro.

Më pas, Bujar Osmani nga BDI mbi 800 mijë euro, ndërsa Arben Taravari nga VLEN mbi 700 mijë euro.

Kandidatët tjerë, Biljana Vankovska, Stevço Jakimovski dhe Maksim Dimitrievski kanë shpenzuar për fushatë gjithsej 400 mijë euro.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

big mama debat me alben fermerja me trego sa pa respekt jam 680145dc9dd75
Story i mëparshëm

Big Mama debat me Albën, fermerja: Më trego sa pa respekt jam

Story i radhës

Shoqata e Farmacive Private dhe Oda e Farmacistëve kundërshtojnë publikimin online të çmimeve

Të fundit nga

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda
ShkoLartë