Raporti i DASH: Kontesti me Serbinë, korrupsioni, interferimi politik në ekonomi dhe gjyqësor pengojnë tërheqjen e investimeve

July 27, 2023
min lexim

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për “klimën e investimeve në Kosovë“, për vitin 2023.

Në këtë raport theksohen një mori problemesh e pengesash që frenojnë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë.

Një nga këto arsyeje përmendet edhe korrupsioni si dhe sundimi i dobët i ligjit.

Por theksohet se ka edhe ndërhyrje politike në ekonomi që automatikisht e bën më të vështirë çështjen e investitorëve të huaj.

Po ashtu, përmendet problemi me energjinë elektrike, pra nuk ka besueshmëri për furnizim të vazhdueshëm – si dhe të drejtat pronësore e integrimi i kufizuar rajonal e global ekonomik.

Në këtë raport, si problem theksohet edhe çështja e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Potenciali i Kosovës për të tërhequr IHD në rritje është i kufizuar nga çështje të shumta strukturore, duke përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave. Aftësia e vendit për të mbështetur rritjen mbështetet ndjeshëm në mbështetjen financiare ndërkombëtare dhe remitancat. Mosmarrëveshja e vazhdueshme e Kosovës me Serbinë dhe mungesa e njohjes formale nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, gjithashtu pengon investimet dhe krijon pengesa për të bërë biznes”, thuhet në raport.

Në këtë raport, ka edhe të tjera detaje për mosmarrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë, si një problem në klimën e investimeve.

“Mungesa e marrëdhënieve të normalizuara me Serbinë, nga e cila Kosova u shkëput në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008, mbetet një burim tensionesh politike dhe kërcënimesh për konfrontime të dhunshme, veçanërisht në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Një shembull i fundit dhe ilustrues përfshin një njoftim të qeverisë së Kosovës në tetor 2022 për zbatimin e një vendimi të mëparshëm që kërkonte shkëmbimin e targave të Serbisë me targat ‘RKS’ të lëshuara nga Republika e Kosovës. Si përgjigje ndaj këtij njoftimi dhe rritjes së tensioneve, u ngritën barrikada në katër komunat veriore të Kosovës duke bllokuar rrugët e transportit brenda dhe jashtë rajonit”, thuhet në raport.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ilir Meta sqaron raportin me Arben Ahmetajn, tregon çfarë e lidh me ish-ministrin

Story i radhës

Formacionet zyrtare të Besiktasit dhe Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë