raporti i be per zgjedhjet analisti ermal hasimja siperfaqesor nuk flitet per intimidime te votuesve sidomos ne shkoder e elbasan 68237a79dcff3

Raporti i BE për zgjedhjet, analisti Ermal Hasimja: Sipërfaqësor, nuk flitet për intimidime të votuesve, sidomos në Shkodër e Elbasan

May 13, 2025
1 minut lexim

Analisti Ermal Hasimja i ftuar në News24, gjatë një interviste me moderatoren Nisida Tufa e ka cilësuar raportin e BE-së për zgjedhjet sipërfaqësor pasi nuk thellohet të analizojë ankesat e shfaqura nga partitë politike për standardin e tyre.

Hasimja tha se në raport nuk flitet ajo cka është më shqetësuese nga çfarë u pa në këto zgjedhje, intimidimi i votuesve dhe shitblerja e votës. Sa i takon vendimit të PD për të zhvilluar protestë më 16 maj, ditën e zhvillimit të Samitit të BE në Tiranë, Hasimja tha se ky vendm është legjitim.

Ermal Hasimja: Raporti i BE sipërfaqësor, konstaton që ka patur ankesa por nuk futet thellë ti analizojë/ ODIHR ka qenë më agresiv dhe i thellë në qëndrimet e tyre. Nuk flitet aty që realisht është më shqetësuese, intimidimi, shitja e votës, në qytete si Shkodra dhe Elbasani. BE do qetësi.

PD po zgjedh momentin kur kamerat evropianë janë në Tiranë, është legjitime. Edhe Rama e ka bërë. Opozita e ka bërë gjithmonë.

Me këto probleme që patën zgjedhje, nuk do të validoheshin nëse do të ndodhte në vendet e BE. Por ne i krahasojmë me kohët më problematke.

Në këto zgjedhje pati regres. Në raport me 2013 dhe 2019 ka diferencë.  Kryeministri e merr informacionin politik për ti parashikuar gjërat. Në bazë të të dhënave që i japin.

Këtu PS ka një sistem të përsosur, patronazhist, që con informacionet në parti. Nuk ndodh që të dalin të dhënat personale, në Shqipëri nuk ndodh t’i ndëshkojnë. Sistemi klientelist i ndërtuar nga PS funksionon mirë.

Opozita duhet të ndryshojë gjithçka. Nëse Berisha do të ishte tërhequr dhe në vend të tij do të lancoheshin figura të reja si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, PD do të merrte më shumë vota. Nëse në parlament do të kishte 3 ose 4 deputetë nga “Mundësia”, do të ishte mirë pasi ka një program qartazi të djathtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

qeveria e miratoi informaten per furnizim te insulines dhe terapise tjeter mjekesore per diabetiket 68237518cb8bf
Story i mëparshëm

Qeveria e miratoi informatën për furnizim të insulinës dhe terapisë tjetër mjekësore për diabetikët

kica xhelili ne takim me presidenten ldk ja do ta prezantoje idene e qeverise tranzicionale 682383d9969be
Story i radhës

Kica-Xhelili: Në takim me presidenten, LDK-ja do ta prezantojë idenë e qeverisë tranzicionale

Të fundit nga

TikTok rrezikon gjobë në Europë

Aplikacioni i medias sociale TikTok u akuzua nga gjigantët Europianë rregullatorë ditën e Enjte për shkelje të rregullave të përmbajtjes online duke i hapur rrugë gjobitjes së kompanisë mëmë ByteDance me deri
ShkoLartë