raportet shkup sofje mickoski ne vend te evropeizimit te ballkanit ndodhi ballkanizmi i evropes 67b1dbd090e5c

Raportet Shkup-Sofje/ Mickoski: Në vend të Evropeizimit të Ballkanit ndodhi Ballkanizmi i Evropës

February 16, 2025
1 minut lexim

Në shekullin 21, një vend evropian mohon gjuhën dhe identitetin e fqiut dhe kjo s`ka lidhje me vlerat evropiane. Kryeministri Mickoski nga Munihu potencoi se duhet mbështetje më e madhe nga Brukseli për të vazhduar rrugëtimi evropian I Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, janë të kushtëzuar me problem artificial – problemin e imponuar nga Bullgaria.

Gjatë një panel diskutimi në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kryeministri Mickoski potencoi se Maqedonia ka bërë shumë lëshime në të kaluarën dhe mbetet ende larg familjes evropiane.

“I dëgjova zërat në Munih, për implikime në punët e brendshme, por kur e ndryshuam flamurin, kur ndryshuam valutën dhe emrin kushtetues, çfarë ishte kjo? Pse atëherë askush nuk fliste? Madje edhe tash sërish përballemi me kërkesa për ta ndryshuar kushtetutën për t`u bërë pjesë e BE-së. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të zbatojmë vlera evropiane, por ajo që ndodh kohëve të fundit është krejtësisht ndryshe” – tha Mickoski.

Nga ana tjetër, me pozita të qarta shtetërore dhe me “linja të kuqe”, Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u ulën në tryezë të përbashkët.

Takimi erdhi në kohë të raporteve jo të mira Shkup-Sofje për shkak të bllokimit Bullgar të eurointegrimeve të RMV-së.  

Qëndrimi bullgar ishte I qartë. Hapi i parë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, do të ndodh, kur të bëhen ndryshimet kushtetuese – ka qenë I prerë shefi I diplomacisë Bullgare, Georg Georgiev gjatë takimit me homologun e tij, Timço Mucunski.

Në këtë vijë ka qenë edhe qëndrimi I Presidentit Bullgar, Rumen Radev, I cili gjatë një takimi me Presidentin e Këshillit të BE-së, Antonio Koshta, ka potencuar se Bullgaria nuk ka kushte të reja për Maqedoninë e Veriut dhe se nuk do të pranohen ndryshime të marrëveshjeve. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vserlo hyn me vrull ne shtepi perplaset me banoret ke shtyn ti 67b1d7955934a
Story i mëparshëm

Vserlo hyn me vrull në shtëpi, përplaset me banorët: Kë shtyn ti

hiqet shqipja nga tabelat e autostrades shkup tetove 67b1dc46bc49b
Story i radhës

Hiqet shqipja nga tabelat e autostradës Shkup – Tetovë

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë