raportet e kosoves me shba te osmani nje aleance e pathyeshme qe do te forcohet me vizionin e presidentit trump 67f6404310d98

Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump

April 9, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka shprehur krenarinë e Kosovës si “vendi më pro-amerikan në botë”, duke nënvizuar partneritetin e ngushtë me SHBA-në dhe gatishmërinë për ta forcuar këtë aleancë nën vizionin e Presidentit Donald Trump për “paqen përmes forcës”.

Në postimin e saj, Osmani ka reflektuar mbi historinë e dhimbshme të Kosovës, duke përmendur mbijetesën nga gjenocidi dhe sfidat e mëdha për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe paqedashëse.

“Kosova qëndron si dëshmi se drejtësia, kur mbrohet, mund të triumfojë, se NATO-ja kur udhëhiqet nga vlerat, mund të shpëtojë jetë dhe se liria, kur fitohet, bëhet forca më e madhe e një kombi,” ka shkruar ajo.

Osmani ka falënderuar SHBA-në dhe aleatët e tjerë që qëndruan pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira dhe vazhdojnë ta mbështesin sot.

“Si kombi më pro-amerikan në botë, jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin amerikan, në çdo situatë. Është një aleancë që nuk ka të krahasuar”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka përmendur gjithashtu një intervistë ekskluzive me gazetarin Mario Nawfal, ku ka folur gjerësisht për historinë e Kosovës, luftën për pavarësi dhe vizionin për një të ardhme të begatë.

“Kosova do të qëndrojë: e palëkundur, e pathyer, e përjetshme! Dhe ashtu do të jetë aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka shtuar presidentja.

Ky mesazh vjen në një kohë kur Kosova vazhdon të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritetin strategjik me SHBA-në dhe duke punuar për integrimin në strukturat euroatlantike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

jorida tabaku taksa e sheshte 10 dhe paketa dhembshurise zgjidhje per krizen ekonomike 67f636e775fac
Story i mëparshëm

Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

departamenti amerikan i drejtesise mbyll njesine e krijuar per te goditur mashtrimet me kriptomonedhat 67f64317ec3f3
Story i radhës

Departamenti Amerikan i Drejtësisë mbyll njësinë e krijuar për të goditur mashtrimet me kriptomonedhat

Të fundit nga

KV Vëllaznimi U-16 kampion i Kosovës

Skuadra e vajzave Vëllaznimi U-16 ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës për grupmoshat U16, duke u shpallur kampione pas një performance të jashtëzakonshme. Në finalen emocionuese, Vëllaznimi mposhti Ulpianën me rezultat 2:1,
ShkoLartë