Raportet e Kosovës me SHBA-të, Hovenier: Për disa çështje kemi bashkëpunim të ngushtë, për disa kemi dallime

August 16, 2023
min lexim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot ka mbajtur një takim me gazetarë ku u pyet për një numër çështjesh.

Ndër të tjera, Hovenier mori një pyetje edhe për disa kërkesa opozitare së fundi që të shkohet në zgjedhje të reja, raporton Gazeta Express.

“A i shihni si të mundshme zgjedhjet e përgjithshme në një të ardhme të afërt?”, ishte pyetja që iu bë Hovenierit.

Por, për këtë çështje Hovenier tha se është i fundit që mund të flasë meqë s’është votues i Kosovës.

“Kjo është vërtetë një pyetje e mirë që do ta bëja ty si një votues dhe qytetar i Kosovës sepse jam personi i fundit të flas për këtë. Nuk kam të drejtë vote në Kosovë, sepse s’janë përfaqësuesit e mi  të zgjedhur, por tuajit. Është e vështirë për mua të spekuloj. Ju keni Kushtetutën e cila ka një numër mënyrash se si qeveritë mund të zëvendësohen ose të planifikohen zgjedhje të reja. Por, është e vështirë për mua t’ju them juve se kur ato mekanizma përdoren ose jo. Çfarë mendoni ju, a prisni zgjedhje në muajt e ardhshëm?”, ishte përgjigjja e Hovenierit.

Në këtë takim, Hovenier foli edhe për raportet Kosovë-SHBA.

Ai tha se shteti i tij ka synime strategjike sa i përket Kosovës dhe askush nuk mund të vendosë në pikëpyetje përkushtimin e SHBA-së për popullin e Kosovës dhe Kosovën.

Hovenier tha se s’është befasi se kanë pasë dallime me Qeverinë e Kurtit për atë se si duhet të ndodhnin disa gjëra. Këtu ai iu referua tensioneve të fundit në veri të vendit me vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

“Ne kemi qenë kritikë dhe kemi konsideruar se s’ka qenë e nevojshme dhe kemi kërkuar që kryetarët të punojnë nga lokacione alternative”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan ka thënë se situata e raporteve SHBA-Kosovë është mikse meqë për disa çështje kanë bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Kurti dhe për disa çështje kanë dallime. Por, ai potencon se SHBA respekton të drejtën e Kurtit për t’i bërë zgjedhjet e tij dhe atë se çfarë mendon se është më e mira për Kosovën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushqimet me Aditivë: Si T’i Njohim dhe T’i Përzgjedhim Produktet e Sigurta në Dyqan

Story i radhës

Shefqet Krasniqi e quan “vëlla” dhe “më të mirë se na” serbin Radovan që u konvertua në mysliman

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë