Raport revizor për procedurat e tenderimit: Një pjesë e tyre me rrezik të lartë për keqpërdorime të mundshme

Raporti revizor për periudhën janar 2021 – qershor 2023, tregon se 14 nga 18 procedurat e tenderimi të përzgjedhura dhe analizuara rastësisht në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë,  është paraqitur vetëm një kompani. Për tre procedura ka pasur 2 oferta, ndërsa për një procedurë 3 oferta. Në pjesën më të madhe të procedurave, shuma për përcaktimin e furnizimit që është paraparë në planin për furnizime publike në MSHIA ka qenë shuma e njëjtë që e ka ofruar kompania, kumtoi ministri për shoqëri informative dhe administratë, Azir Aliu, përcjell TV21. Në konferencën për media pas takimit me Odat ekonomike, Aliu tha se shuma e përgjithshme e 18 procedurave është 6,5 milionë euro. Lëndët e përfshira në revizion janë përzgjedhur rastësisht ndërsa i ka analizuar një revizor i pavarur, nga hapja e procedurës së tenderimit deri në pagesën finale të aktiviteteve të realizuara. Disa nga ata, siç theksoi, janë me rrezik të lartë për keqpërdorim të mundshëm.

“Nga njëra anë, kompani të caktuar keqpërdorin proceset dhe vetë krijojnë politika në bazë të interesave të tyre të biznesit, ndërsa nga ana tjetër, pjesa më e madhe e kompanive për shkak të arsyeve të caktuara, nuk paraqiten në thirrjet publike të institucioneve shtetërore. Kjo ndikon në konkurrencën dhe mundësinë për përzgjedhje më të madhe, përkatësisht institucionet shtetërore janë të imponuara që të paguajnë çmime më të larta për shkak të ofertave të pakta të kompanive. Andaj, nevojitet zgjidhje sistemore që do të ndalojë të gjithë nevojat për keqpërdorime dhe do ta rris ofertën e të mirave dhe shërbimeve ndaj institucioneve shtetërore”, theksoi Azir Aliu, ministër në MSHIA.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Dy pilotët e linjës ajrore britanike detyruan të bëjnë një ulje kur thithën erë të keqe në kabinë

Story i radhës

Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev kritikon politikën koloniale të Francës

Të fundit nga