Ndërsa lufta AI ka filluar të nxehet, Apple mbetet ndër kompanitë e vetme që ka heshtur. Gjigandi i iPhone është duke krijuar robotin e tij me inteligjencë artificiale raportoi Bloomberg.
Inxhinierët e kompanitë e quajnë së brendshmi AppleGPT por në të vërtetë quhet Ajax dhe është ndërsa duke përdorur Google JAX Framework. Burime lënë të kuptohet se Apple ka përfshirë disa ekipe në këtë projekt ku njëri po adreson edhe shqetësimet e privatësisë.
Çfarë do të bëjë Apple me këtë mjet? Qëllimet janë të paqarta ndërsa vetë kompania nuk ka plane të qarta lidhur me skenarët e mundshëm të përdorimit.
Një burim anonim i Bloomberg tha se pret një prezantim zyrtar vitin e ardhshëm së bashku me më shumë detaje. Apple do të ketë takimin e saj vjetor për raportimin e financave muajin e ardhshëm ku edhe mund të hedhë më shumë dritë rreth Ajax.
Lëvizja vjen pasi CEO i Apple Tim Cook tha pak ditë më parë se AI është diçka që kompania e tij po e ndjek me vëmendje. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL