Raport: 98 për qind e emrave në listën e vëzhgimit të FBI-së janë muslimanë

June 13, 2023
min lexim

Sipas një raporti të një grupi musliman në SHBA, zbulohet se shumica dërrmuese e emrave në listën e vëzhgimit të FBI-së, ose më shumë se 98 për qind, janë emra muslimanë, transmeton Anadolu.

Raporti, i titulluar “Njëzet vjet janë shumë, thirrje për t’i dhënë fund listës së fshehtë të vëzhgimit të FBI-së”, detajon përdorimin nga FBI të bazës së të dhënave të shqyrtimit të terrorizmit, për të cilën thuhet se synon muslimanët.

Raporti u publikua nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) të hënën.

Pasi një haker zviceran arriti deri te një version i vitit 2019 i listës së FBI-së, të cilin e publikoi në internet pas një postimi aksidental nga një transportues ajror rajonal, CAIR kreu një analizë gjithëpërfshirëse të mbi 1,5 milion shënimeve.

“Më shumë se 350 mijë shënime përfshijnë disa transliterime si Mohamed, Ali ose Mahmoud dhe 50 emrat më të shpeshtë janë të gjithë emra muslimanë”, thuhet në raport.

“Nga regjistrimet në listën e vëzhgimit që kemi shqyrtuar, ne vlerësojmë se më shumë se 1,47 milion nga ato shënime kanë të bëjnë me muslimanët – mbi 98 për qind e totalit”, shton raporti.

Raporti vuri në dukje se për 20 vjet, lista sekrete e FBI-së ka sjellë vështirësi dhe frikë në komunitetin musliman.

“Por miliona objektiva të ardhshëm të FBI-së nuk do të jenë muslimanë. Me ngritjen e mjegullës së Luftës kundër terrorizmit, lista sekrete e FBI-së një ditë do të gjejë objektiv të ri. Objektivat e radhës do të jenë bashkëkombësit tanë amerikanë dhe ky raport është si një paralajmërim ndaj tyre”, thuhet në raport.

Grupi musliman gjithashtu i bëri thirrje presidentit Joe Biden që të ndërmarrë veprime për të adresuar listën e vëzhgimit.

Individët në listën e vëzhgimit hasin një sërë sfidash, duke përfshirë kufizimet e udhëtimit, çështjet e migracionit, ndeshjen me FBI-në, raste të dhunës policore, vështirësi në marrjen e lejeve dhe licencave, pasoja profesionale dhe akses të kufizuar në institucionet qeveritare.

Ndër to është incidenti i kohëve të fundit që kishte të bënte me hyrjen në një ndërtesë qeveritare, kur kryebashkiaku Mohamed Khairullah i Prospect Park, New Jersey, u hoq papritur nga lista e të ftuarve nga Shërbimi Sekret me rastin e Fitër Bajramit në Shtëpinë e Bardhë. Heqja e ftesës iu atribuua statusit të tij në listën e vëzhgimit në FBI-së.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i Iranit takohet me Presidentin e Venezuelës

Story i radhës

Shqipëria destinacion më i shtrenjtë sivjet se sa vjet

Të fundit nga

ShkoLartë