Raphinha zbulon se si e refuzoi Chelsean

min lexim

Raphinha ka treguar se si këshilla e Neymarit e ndihmoi atë që të refuzonte Chelsean për Barcelonën.

Sulmuesi brazilian kërkohej me ngulm nga Chelsea në afatin kalimtar të verës, madje “Blutë” patën arritur marrëveshje me Leeds Unitedin.

Megjithatë, dëshira e Raphinhas ishte që të transferohej në “Camp Nou” dhe ai refuzoi ofertën nga Chelsea.

25-vjeçari ka zbuluar se kjo dëshirë e tij u forcua edhe më shumë, pasi zhvilloi një bisedë me bashkëkombësin e tij, Neymarin, i cili në të kaluarën e ka qenë pjesë e Barcelonës.

“Unë fola me Neymarin për një lëvizje dhe ai më tha se nëse shkoj në Barcelonë, atëherë nuk do të pendohem dhe ai kishte të drejtë. Refuzova Chelsean sepse ëndrra ime ishte të vishja fanellën e Barcelonës”, ka thënë Raphinha.

“Çfarë më befasoi mua në klub? Pa dyshim pritja e ngrohtë e tifozëve, stafit stërvitor dhe lojtarëve, të gjithë janë të mirë dhe kërkojnë të ndihmojnë lojtarët e rinj”, shtoi ai.

Raphinha kaloi te Barcelona në korrik të këtij viti, teksa nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmet e 11 Shtatorit në SHBA/ Ilir Meta: Të përkushtuar kundër terrorizmit dhe çdo kërcënimi që rrezikon paqen në botë

Story i radhës

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga