raphinha jep nje deklarate tronditese para ndeshjes inter barcelona 6818fbadef202

Raphinha jep një deklaratë tronditëse para ndeshjes Inter-Barcelona

May 5, 2025
1 minut lexim

Raphinha ka dhënë një deklaratë bombastike për një pasaportë teksa ka zbuluar se ai pothuajse ishte afër për ta pranuar ftesën nga një shtet evropian para Brazilit. 

Raphinha është njëri ndër lojtarët kryesor të Brazilit, pasi ka bërë debutimin me kombëtaren në vitin 2022. 

Ai ka luajtur 96 ndeshje për Brazilin, duke realizuar 29 gola. 

Por karriera e tij ndërkombëtare ka mundur ta ketë një fat krejt tjetër në rast se ai do ta kishte pranuar një ftesë nga kombëtarja e Italisë para Euro 2020, që u mbajt në 2021 për shkak të COVID-19. 

Sipas asaj që ka deklaruar vet Raphinha, ai ishte shumë afër që ta pranonte ftesën e Italisë për Euro 2020, pasi kishte marrë një plan ‘të jashtëzakonshëm’ nga përzgjedhësi i atëhershëm, Roberto Mancini. 

Megjithatë, ai vendosi në fund që të luajë për Brazilin pasi pasaporta e tij italiane nuk arriti në kohë. 

28-vjeçari kishte të drejtë të luante për Italinë për shkak të babait të tij, i cili ka prejardhje italiane. 

“Isha shumë afër që ta pranoja ftesën nga kombëtarja e Italisë. Duhej të shkoja në Euro 2020, të cilën ata e fituan. Në thelb, unë isha i gatshëm të shkoja”. 

“Fatmirësisht, pasaporta nuk arriti në kohë. Në atë moment, njerëz nga kombëtarja e Italisë po më telefononin. Jorginho po më telefononte vazhdimisht”. 

“Stafi i kombëtares së Italisë pati një plan të jashtëzakonshëm për mua, i cili mori vëmendjen time, por në të njëjtën kohë, thellë në zemër, unë kisha një shpresë të vogël që ta veshë fanellën e Brazilit”, ka thënë Raphinha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

etf te bitcoin regjistruan 1 8 miliarde dollare te hyra javen e kaluar 6818fabd2395f
Story i mëparshëm

ETF-të Bitcoin regjistruan 1.8 miliardë dollarë të hyra javën e kaluar

jeep ndaloi prodhimin e gladiatoreve per shkak te problemeve me pjeset 6818fc9d59fff
Story i radhës

Jeep ndaloi prodhimin e “Gladiatorëve” për shkak të problemeve me pjesët

Të fundit nga

Mësohet destinacioni i tij i ardhshëm

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë këtë verë për të realizuar blerjet që dëshiron, dhe një nga ata që do të largohet është Ansu Fati. 22-vjeçari ka qenë në periferi të skuadrës
ShkoLartë