Claudio Ranieri rikthehet te Cagliari pas 31 vitesh.
Kujtojmë se në qëndrimin e tij 36 vjeçar në stol, italiani, përveç Cagliarit, ka drejtuar edhe shumë skuadra nga Seria A dhe Premier League, si Napoli, Fiorentina, Parma, Roma, Juventus, Chelsea, Fulham dhe Leicester, me të cilin fitoi edhe kampionatin në vitin 2016.
Puna e tij e fundit ishte Watford, ku qëndroi nga tetori 2021 deri në janar 2022, pasi në 14 ndeshje numëroi vetëm 2 fitore, një barazim dhe 11 humbje.
Ranieri është prej trajnerëve më të respektuar në botë.