Lideri i AKR-së, Ramush Haradinaj mbrëmjen e djeshme ka marrë pjesë në festivalin ‘Sunny Hill Festival’. Mbrëmja e djeshme ishte nata e parë e festivalit, ku performuan dhe do performojnë artistë me famë botërore.
Haradinaj ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook për të gjithë ndjekësit e tij, i cili shihet së bashku me dy fëmijët e tij Hana dhe Gjini nga pjesa e zonës VIP.
‘Sunny Hill Festival’ është një ndër festivalet më të famshme në Shqipëri dhe Kosovë, e cila moderohet dhe sponsorizohet nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Festivali nuk do të mbahet vetëm në Kosovë, por këtë vit do të mbahet edhe në Tiranë.