Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të patriotit Liman Aziz Kryeziu.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se i ndjeri u martirizua në qelitë e errëta të burgut të Nishit.
“Me zbulimin e pllakës përkujtimore në Bubavec dhe akademinë përkujtimore në Malishevë, ruajmë gjallë kujtimin e patriotit Liman Aziz Kryeziu i cili u martirizua në qelitë e errëta të burgut të Nishit”.
“Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit tonë përballë shtypjes sistematike jugosllave. Flijimi i tij në vitin 1947 na kujton se rruga drejt lirisë është shtruar me sakrifica të mëdha”, ka thënë Haradianaj.
Burimi: botasot.info