Ramsey kërkon nga Juventusi katër milionë euro që të largohet

1 minut lexim

Aaron Ramsey ka kërkuar katër milionë euro që të largohet nga Juventusi.

Mesfushori uellsian ka edhe një vit nga kontrata e tij, ai prej disa kohësh nuk është pjesë e planeve të Maxi Allegrit.

Në pjesën e fundit të sezonit ai kaloi i huazuar te Glasgoë Rangers.

Sipas asaj që raporton ‘Sky Sports’, drejtuesit e klubit janë duke negociuar zgjidhjen e kontratës.

Ramsey kërkon katër milionë euro që të shkëpus kontratën, ndërsa Juve ofron dy.

Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të akordohen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuvendi do të mbaj seancën e 71-të

Story i radhës

Apple Watch “Pro” do të sjellë ridizajnimin e parë në 5 vite

Të fundit nga