Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i indinjuar duke thënë se janë penalizuar me ndarjen buxhetore nga ana e qeverisë.
Ai theksoi se nuk kanë buxhet për projektet e reja që janë të nevojshme për komunat, duke shtuar se kjo është mjaft diskriminuese për ta.
Ramosaj foli edhe për manastirin e Deçanit, duke theksuar se e mira për shtetin është që ta dërgojnë këtë proces deri në fund.
“Projektligjin për buxhetin të cilin ende se ka marrë formën përfundimtare. Unë besoj që njëjtë si komuna e Deçanit edhe komuna tjera janë penalizuar me këtë ndarje buxhetore sepse sipas projektit të parë ne si komunë e Deçanit nuk e kemi ndonjë buxhet të ri shtesë pos buxhetit prej vitit 2019 e tutje. Kurse nuk kemi buxhet për projekt të ri e që janë të nevojshme për komunën e Deçanit. Është pak diskriminuese në këtë raport. Shpresoj që obligimet që i ka Kosova si shtet duhet mi pas obligime shtetërore. Ajo çka është e mira për shtetin e Deçanit është me dërguar këtë proces deri në fund”, është shprehur ai.