Qendërmbrojtësi spanjoll, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, është aktualisht i lirë pas përfundimit të dy sezoneve që e panë atë në veprim te PSG. Ai është në kërkim të një ekipi për të vazhduar. Duke hedhur poshtë hipotezën e Inter Miami, të paktën për momentin, Ramos vazhdon të stërvitet, në pritje të propozimeve që e intrigojnë.
Sipas medias spanjolle “Relevo”, tani i ka mbërritur padyshim një ofertë interesante. Është ajo e Galatasaray, klub i cili i ofron Ramos një kontratë 2-vjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon. Një shifër e rëndësishme, po aq e rëndësishme është edhe kohëzgjatja e kontratës për një lojtar që do të ishte 39 vjeç në skadimin e kësaj marrëveshjeje.
Karriera e Sergio Ramos është e pazakontë për një qendërmbrojtës. Në fushë për më shumë se 20 vite, spanjolli ka shënuar 135 gola me fanellat e klubeve ku ka luajtur dhe atë të kombëtares spanjolle.
Çuditërisht, Ramos është gjithashtu lojtari më i përjashtuar në historinë e futbollit, pasi ka marrë 28 kartonë të kuq mbresëlënës. Ai ka fituar praktikisht gjithçka: kampionate kombëtare, kupa vendase, Champions, Btërorin, Kampionatin Europian. Në moshën e tij është ende një lojtar shumë i mirë.
Në planin fizik, Sergio Ramos po vuan pak nga mosha e shtyrë, por absolutisht nuk e ka humbur smaltin. Sigurisht, duhet të menaxhohet mirë. Për momentin, pavarësisht se është me pushime dhe pa skuadër, Ramos vazhdon të stërvitet i vetëm, duke shfaqur një formë të lakmueshme.
Karriera e Ramos, e cila filloi në Seville dhe përfundoi në Paris tani për tani, është e lidhur pashmangshmërisht me Real Madridin, kapiten i të cilit ishte dhe e përshëndeti pa dëshirën e tij, por në kuadrin e një ndërrimi brezash. Tani pret një aventurë e re, në ekipin më të famshëm në Turqi.
Nëse do të shkonte te Galatasaray, Sergio Ramos do të kishte mundësinë të merrte një rrogë të mirë, por gjithsesi të ishte në gjendje të angazhohej në skenat e mëdha evropiane. Ekipi i Stambollit është ambicioz, po përpiqet të bëjë më të mirën për të ngritur nivelin e vet. Për këtë, Besiktas do të donte ta pasuronte veten me një kampion të madh.