Ramos synon pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti

1 minut lexim

Sergio Ramos nuk ka hequr dorë nga ftesa e Spanjës për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Mbrojtësi spanjoll e kaloi si i lënduar pjesën më të madhe të sezonit të parë (2021/22) te Paris Saint-Germaini, por ai e ka nisur krejtësisht ndryshe sezonin e ri (2022/23), duke u paraqitur në pesë ndeshje në Ligue 1 deri më tani.

Ramos, tani thuhet se është potencialisht në garë për t’u rikthyer te Kombëtarja e Spanjës, pavarësisht qëndrimit të përzgjedhësit spanjoll, Luis Enrique.

Enrique vendosi të mos e përfshijë 36-vjeçarin në skuadrën e tij prej 24 lojtarësh për “Euro 2020” për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme të lëndimeve – me Enrique që ka rindërtuar mbrojtjen spanjolle pa 36-vjeçarin

Sipas “AS”, Ramos mbetet i sigurt se do të ndryshojë mendjen e Enriques përpara se të emërojë skuadrën e tij për ndeshjet në Ligën e Kombeve këtë muaj.

Kësisoj, ish-mbrojtësi i Real Madridit synon që të sigurojë një vend edhe për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokurori Hajrullai flet për skandalin e klinikës Zhan Mitrev

Story i radhës

Deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë: Persona të financuar nga Irani shantazhuan sot Edi Ramën

Të fundit nga