9 marsi është një datë e shënuar në kalendarin e Sergio Ramos pasi sinjalizon ditën kur Paris Saint-Germain do të udhëtojë për të luajtur me Real Madridin në stadiumin që dikur ishte shtëpia e tij, Estadio Santiago Bernabeu.
Mbrojtësi u detyrua të largohej nga stërvitjet për shkak të një dëmtimi më 30 janar dhe tani po punon për rikuperim.
Në parim, ai është i përjashtuar për ndeshjen në Spanjë, por vetë spanjolli është i vendosur të bëjë gjithçka që mundet për t’u kthyer në kohë për ndeshjen.
Shtypi francez thotë se ish- kapiteni i Real Madridit është tepër i motivuar për të luajtur kundër ish-klubit të tij.
Ramos gjithmonë ka thënë se nuk dorëzohet kurrë dhe kjo ka qenë vendimtare për të pasi lëndimet kanë qenë të shpeshta në sezonin e tij të parë në Paris.
Ai nënshkroi për klubin tashmë i dëmtuar verën e kaluar dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje për klubin deri më sot.