Ramos mungon ndaj Real Madridit

February 3, 2022
1 minut lexim

Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos pritet të jetë mungesa e madhe e klubit francez në përballjen ndaj Real Madridit.

Spanjolli ka pësuar sërish lëndim muskulor dhe me shumë gjasa nuk do jetë gati për takimin ndaj ish skuadrës në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

PSG do përballet me Real Madridin me 15 shkurt dhe më shumë gjasa, Ramos nuk do jetë gati për këtë takim.

Ramos ende nuk është stërvitur me bashkëlojtarët dhe mediumi francez “RMC Sport” raporton se nuk do jetë gati.

Ramos zhvilloi vetëm pesë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, duke kompletuar vetëm dy prej tyre dhe shënuar një gol.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pa këto 4 zakone harrojeni barkun e sheshtë

Story i radhës

Kushtetuesja vendos sot për “fatin” e tij, Meta e nis ditën me një mesazh

Të fundit nga

Vuçiq paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq paralajmëroi zgjedhje të parakohshme gjatë një vizite sot në Zajeçar. Ai gjatë kësaj vizite u shpreh i bindur se partia e tij SNS do të fitojë bindshëm,
sqmken
ShkoLartë