Ramiz Sadiku me trajner të ri

1 minut lexim

Ramiz Sadiku i Prishtinës po kalon krizë të thellë të rezultateve, skuadër që renditet në pozitën e parafundit (i nënti) me 5 pikë të mbledhura pas 6 javëve në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B. 

Drejtuesit e klubit Ramiz Sadiku kanë zgjedhur trajnerin e ri.

Është fjala për Granit Dervishollin.

“Granit Dervisholli merr timonin e ekipit të seniorëve.

Trajneri i ri bashkë me stafin e tij sot kane mbajtur stërvitjen e parë me ekipin dhe janë ndarë shumë të kënaqur me dëshirën dhe motivin e treguar gjate stërvitjes së parë!

Falenderojmë trajnerin Triumf Sinani bashke me stafin e tij për punën e bërë deri me tani!

Vazhdojmë të bashkuar drejtë synimeve tona”, njofton KF Ramiz Sadiku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi priti në takim ambasadorin e ri britanik, Matthew Lawson

Story i radhës

Merret peng 17-vjeçarja në Kavajë, ndërhyn policia

Të fundit nga