Ramiz Merkos i merret pasaporta! Gjithsej 9 lëndë kundër tij

December 28, 2024
1 minut lexim

Kryetarit të Strugës, Ramiz Merkos i është marrë pasaporta dhe një herë në javë duhet të paraqitet në Gjykatë, ky është vendimi që Gjykata e Strugës ka shqiptuar ndaj tij.

Nga Prokuroria Publike thonë se ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Strugës e ndërkaq këto masa u kërkuan për shkak të rrezikut për arratisje, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme PPTh Strugë ka ngritur një aktakuzë tjetër kundër të njëjtit person.

Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Publike, arsyeja e aktakuzës është vendosja e pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtetësës së Komunës së Strugës.

“Prokurori publik kompetent pas kryerjes së procedurës paraprake ka paraqitur aktakuzë për shkak se i akuzuari si kryetar i Komunës së Strugës, në mars të këtij viti ka vendosur një monument pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës së komunës, me të cilën ai ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje ndërmjet banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale nga neni 27 i Ligjit për memorialët dhe monumentet”, qëndron në njoftim.

Kundër Ramiz Merkos janë duke u zhvilluar nëntë lëndë.

“Duke pasur parasysh se i akuzuari për shumë vjet është zyrtar publik, ndaj të cilit Prokuroria Publike e Strugës në një periudhë të shkurtër kohore gjatë këtij viti ka ngritur disa kallëzime dhe tashmë është duke zhvilluar tetë procedura gjyqësore për veprat penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. dhe keqpërdorime në shërbim, prokurori publik kompetent ka vlerësuar se ekziston rrezik real që i akuzuari të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale.

Me aktakuzën e fundit të ngritur dje, në gjykatat themelore në Strugë dhe Manastir, kundër të akuzuarit do të zhvillohen gjithsej nëntë procedura aktive gjyqësore dhe në secilën prej tyre i parashihet dënim me burg”, thuhet më tej në njoftim.

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk “Kizilcik Serbeti”, luan rolin e këngëtares dhe këndon në shqip

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë