Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë

November 19, 2024
1 minut lexim

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar faljë ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, pas deklaratës së sotme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe.

Ai shkruan në qëndrimin e tij se nuk e ka pritur kurrë që një politikan nga Kosova do të ketë një qëndrim të tillë kundër arritjeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

 

Reagimi i plotë:

 

Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë!

Ata që Kushtetutën e vet e kanë lexuar vonë pas disa viteve të përvojës politike, ku shkruan se nuk lejohet bashkimi kombëtar, sot, pretendojnë t’i besojnë një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, liria, demokracia, barazia e përfaqësimit dhe përdorimi i shqipes, është në rrezik si asnjë herë më parë.

Kurrë nuk e kisha besuar se nga Kosova merr goditje politike me çokë çapraz, me çokë të përgatitur me veriorët për ta larguar nga skena UÇK-në. Kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Kur ti ishe në organizim atdhetar, para Pranverës së Madhe të vitit 1981 e këndej, këta trima nuk ishin askund. Besoj fort se ju ka humbur rruga në oborr. Dëmi është bërë, dëmi do t’i kushtojë shqiptarëve. Vëlla Ali, të përshëndes nga zemra, fali se s’po dinë çka po bëjnë, por, mos harro, edhe nëse i falë, historia nuk i falë kurrë!

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti i reagon Osmanit

Story i radhës

“Ligjit të gjuhëve, po iu hoq edhe një presje, është i papranueshëm për ne” – thotë Bujar Osmani

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë