Ramazani 2022: Si po ndryshon futbolli në Premier Ligë në përkrahje të lojtarëve myslimanë

March 31, 2022
1 minut lexim

Ramazani 2022: Si po ndryshon futbolli në Premier Ligë në përkrahje të lojtarëve myslimanë

Gjatë javëve të ardhshme tifozët e futbollit anglez do të kenë shansin që të shohin disa ndryshime në ndeshjet e Premier Ligës.

Dita e shtune do të jetë fillimi i muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë anë e mbanë botës, ku do të zgjasë një muaj, dhe do të mbarojë me festimin e Bajramit më datën 2 maj.

Agjërimet në Britaninë e Madhe do të fillojnë nga ora 04:00 dhe 05:00 të mëngjesit, dhe do të mbarojnë nga ora 19:30 dhe 20:30 përgjatë gjithë muajit, përcjell KosovaPress.

Kjo nënkupton që në 52 ndeshje të Premier Ligës që do të zhvillohen gjatë muajit të Ramazanit, do të kemi nëntë ndeshje që zhvillohen në mbrëmje, kur lojtarëve do t’iu duhen disa minuta pushim për të përfunduar agjërimin gjatë ndeshjes.

Sezonin e kaluar, në takimin mes Leicester e Crystal Palace në stadiumin “King Power”, kishte një pauzë gjatë ndeshjes për t’iu lejuar mbrojtësit të “Dhelprave” Wesley Fofana dhe mesfushorit të “Shqiponjave” Cheikhou Kouyate të përfundojnë agjërimin e tyre.

Tani, raportohet se edhe gjatë këtij sezoni, kapitenët do të mund të kërkojnë një pauzë gjatë ndeshjes duke dërguar topin jashtë lojës, për t’i lejuar lojtarët që të përfundojnë agjërimin e tyre.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni ndeshjet të cilat do të zhvillohen gjatë kohës së iftarit, ku ndeshja mund të ndalet për disa çaste që lojtarëve t’iu lejohet të përfundojnë agjërimin.

E hëne, 4 prill, 21:00 Crystal Palace – Arsenal

E mërkure, 6 prill, 20:30 Burnley – Everton

E premte, 8 prill, 21:00 Newcastle – Wolverhampton

E marte, 19 prill, 21:00 Liverpool – Manchester United

E mërkure, 20 prill, 20:45 Chelsea – Arsenal

E mërkure, 20 prill, 20:45 Everton – Leicester City

E mërkure, 20 prill, 20:45 Newcastle United – Crystal Palace

E mërkure, 20 prill, 21:00 Manchester City – Brighton

E enjte, 21 prill, 20:45 Burnley – Southampton

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nedellkov: Të hënën raund i ri i bisedimeve

Story i radhës

Kaq tërheqëse shfaqet Adrola në fotografinë e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë