Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Ramadani para ndeshjes me Ferizajn: Ndryshimi i orarit të ndeshjes është motivi jonë – Gazeta.mk

Ramadani para ndeshjes me Ferizajn: Ndryshimi i orarit të ndeshjes është motivi jonë

min lexim

Në kuadër të javës së 13-të, FC Drita do të zhvillojë në udhëtim ndeshjen ndaj FC Ferizajt, nesër ora 13:00.

Një ditë para ndeshjes, trajneri i Dritës Zekirija Ramadani tha se na pret një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre kompakte.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj një FC Ferizaj me paraqitje mjaft të mira, një skuadër që lufton shumë dhe është mjaft kompakte.

Gjithmonë i themi ekipit tim, objektivi jonë dihet në çdo takim është vetëm tre pikëshi. Jemi në rrugën e duhur, vijmë nga një barazim por kjo aspak nuk e zbehë vështirësinë e ndeshjes pasi kemi përballë një kundërshtar me kualitet”, ka thënë Ramadani.
Zekirija Ramadani tregoi për dallimet në mes të dy ekipeve që do të takohen nesër në Ferizaj.

“Ne kemi eksperiencë dhe sistemin e lojës.

Me sistemin e lojës sonë mendoj se mund t’i sulmojmë në pikat e tyre të dobëta dhe kemi futbollistë me mjaft eksperiencë. Dhe, puna që bëhet në stërvitje puna tekniko-taktike, gjendja fizike dhe shpresoj të kalojmë në avantantazhë”, potencoi Ramadani.

Ramadani tregoi për një ndryshim orari, e cila megjithatë mund të ndikojë në planin e ndeshjes.

“Ndeshja jonë ka qenë e përcaktuar të zhvillohet ditën e hënë, por 4-5 ditë para ndeshjes na informojnë se do të luhet ditën e dielë.

Normal që kjo na qet në vështirësi, sepse ne kemi bërë planin se kur duhet t’i japim stërvitjes ngarkesë dhe se kur duhet të ulmi ritmin.

Mirëpo, jemi profesionistë, e dijmë ku jemi, e dijmë që gjërat mund të ndërrojnë brenda natës. Por, jam i bindur te atmosfera, kualiteti i lojtarëve, forca jonë, sepse motivi jonë kryesorë si idivid dhe si ekip është te objektivi jonë që në çdo takim të futemi për fitore”, theksoi drejtuesi i skuadrës sonë Ramadani.

Ramadani potencoi se megjithë ndryshimin e orarit të ndeshjes nga dita e hënë në të dielë, ekipi ynë nuk është për të gjykuar asesi punën e caktimit të orareve, ndonëse mund të dëmtohemi si skuadër.

“Gjithsesi, unë këto gjërat ‘negative’ mundohem t’i kthej në motiv tek unë, tek ekipi, që ne mund t’ia dalim edhe kundër secilit dhe të jemi atje ku dëshiron secili që është nën emblemën e FC Dritës”, vlerësoi Ramadani.

Ndeshja FC Ferizaj – FC DRITA zhvillohet nesër, e dielë ora 13:00, në Stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Drenusha flet për jetën e saj pas ndarjes: E shijoj çdo moment, kënaqem

Story i radhës

Marta Kos konfirmohet si komisionere për zgjerim e Komisionit Evropian

Të fundit nga