Ramadani: Nuk është turp të luftosh dhe të mos arrish qëllimin 

FC Drita e Gjilanit ka arritur marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani deri në fund të edicionit 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Në konferencë me gazetarë prezantimin e trajnerit të ri e bëri Drejtori Gjeneral i klubit Feti Murseli.

“Pas situatës së krijuar me shkarkimin e trajnerit Vavalis, të cilin e falënderojmë për punën dhe kontributin e dhënë dhe gjithë stafit që e kishte.

Tashmë e dini se kemi arritur një marrëveshje tjetër me trajnerin e njohur, Zekirija Ramadani, që e falënderojmë për vlerësimin që na dha paraprakisht dhe i dëshirojmë suksese në garat në vazhdim”, ka thënë Murseli.
Ndërsa, trajneri Zekirija Ramadani tha se është i bindur se me sakrificë dhe punë arrihen rezultatet.

“Jam shumë i lumtur që kam vendosur me Dritën, pasi kisha vendosur të pushojë deri në stinorin pranveror. Falënderoj presidentët për besimin që ma kanë dhënë dhe drejtorin, besoj që ai ka qenë arsyeja për ardhjen time këtu.  

Faktorë të rëndësishëm që unë pranova të vijë te Drita, janë klubi, serioziteti, objektivat por gjithsesi edhe kualiteti i futbollistëve, kam besim të madh tek ata. Me shumicën prej tyre kam punuar, por edhe me ata qe nuk kam punuar i njoh shumë mirë, ia njoh mentalitetin dhe kualitetet që posedojnë dhe jam i bindur që me punë dhe shumë sakrifica ne do të ndjekim rrugën që Drita, këto vitet e fundit e ka ndjek, objektivi kryesor që është titulli.

Shpresoj që ne në heshtje të vazhdojmë dhe të punojmë që në fund do Zoti edhe ne t’iu befasojmë”, ka thënë Ramadani.

Trajneri Ramadani theksoi se punën e tij e karakterizon përkushtimi maksimal dhe këtë do ta bëjë edhe te Drita.

“Nuk është turp të luftosh dhe të mos arrish qëllimin, por është turp mos të japësh maksimumin dhe mos të kesh fare ndërgjegje. Unë jam një person që nuk jam trajneri më i mirë, por jap maksimumin me atë që di, nuk kam orar pune kurdoherë që ka nevoj klubi, unë e bëjë punën dhe ndërgjegjia ime është e pastër.

Dhe në fund pa asnjë mërzi mund të dal përpara çdo rezultati”, përfundoi kryetrajneri Ramadani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spasovski: Maqedonia gjatë këtyre 12 muajve ka treguar se me dialog mund të arrihen rezultate

Story i radhës

“Hakmarrje pa çarë kokën për pasojat”, nis gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Të fundit nga