ramadani nga ash taravari doli ne pah ajo per te cilen dyshonim qe 3 partite ne vlen ishin te koordinuara kunder nesh 681c890825067

Ramadani nga ASH-Taravari: Doli në pah ajo për të cilën dyshonim, që 3 partitë në VLEN ishin të koordinuara kundër nesh

May 8, 2025
1 minut lexim

Sekretari i përgjithshëm i ASH -Taravari, Blerant Ramadani tha se ajo për të cilin kishin dyshuar, se tre liderët e tjerë të koalicionit po punonin kundër tyre, doli në pah tani, shkruan TV21. Ramadani tha se në momentin që ASH vendosi të dalë me lista të veçanta për këshilltarë, u zbeh besimi ndërmjet partnerëve.

“Ndodhitë e fundit në koalicionin VLEN neve na lënë të kuptojmë se atje kishim një lloj pamaturie të deklarimeve të disa udhëheqësve të ish-partnerëve tanë apo nëse mund t’i quaj ende partnerëve tanë pasi që në një moment kur ne vendosim për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë, disi sikur u zbeh ai besimi ndërmjet dhe doli në pah ajo për të cilën ne dyshonim brenda ASH-së se mos vallë partnerët tanë janë të koordinuar karshi neve si ASH”, tha Blerant Ramadani.

Dyshonit se punonin kundër juve brenda koalicionit?

Jo kundër por njëfarë brendakonkurrence, mirëpo kur janë tre të koordinuar dhe je vetë, ajo faktikisht ta pamundëson të veprosh si subjekt brenda koalicioni. Përskaj të gjitha këtyre dyshimeve dhe informacioneve që i kishim, ne ishim të vendosur që të qëndrojmë në koalicionin VLEN”, tha Ramadani.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/670570735795579/?ref=embed_video

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

me rritjen e temperaturave gjarperinjte behen me aktive fondacioni per te drejtat e kafsheve del me disa keshilla 681c83ddda466
Story i mëparshëm

Me rritjen e temperaturave, gjarpërinjtë bëhen më aktivë – Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve del me disa këshilla

edhe disa dite i kane mbetur si minister tha kasami per taravarin 681c890b6ea3f
Story i radhës

Edhe disa ditë i kanë mbetur si ministër, tha Kasami për Taravarin

Të fundit nga

ShkoLartë