Ramadani: Nesër kemi një ndeshje përballë FC Lirisë 

1 minut lexim

Drita përgatitet për fitore në sfidën e nesërme (15:00).

Skuadra e fundit në tabelë, Liria do të jetë mysafir i Dritës në Gjilan. Drita rendite në vend të dytë me 54 pikë e Liria në fund me 10 sosh pas javës së 28-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Nesër kemi një ndeshje përballë FC Lirisë, e cila e dijmë që gjithmonë ka krijuar vështirësi ndaj ekipit të Dritës, mirëpo unë kam besim që ekipi ka marrë mësim nga e kaluara dhe e kam parë një seriozitet të lartë, duke e marrë si finale të radhës”, tha kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani.

“Shpresojmë që nesër të hapim rezultatin në fillim të takimit sepse vetëm ashtu mund tia lehtësojmëvetës ashtu punën, sepse çdo minut që kalon FC Liria do të ketë motiv për të dhënë maksimumin deri ne fund.

Prandaj nëse hapim lojën tonë do të mund ta menaxhojmë dhe do t’i rikthehemi motivit tonë deri në fund”, përfundoi Ramadani.

Story i mëparshëm

Shtatë gjërat që nuk duhet t’i bësh nëse ke nisur një punë të re

Story i radhës

​Disa të plagosur nga përplasja e automjetit në një objekt departamenti në Teksas

Të fundit nga