Futbollisti shqiptar, Reshat Ramadani, në çdo moment pritet të promovohet si anëtar i ri i gjigantit ukrainas, Dinamo Kievi.
Mesfushori 19-vjeçar tashmë është pjesë e skuadrës së Dinamos, por pritet vetëm promovimi zyrtar nga klubi.
“Tashmë kampi i Dinamos ka paralajmëruar promovimin për fansat e tyre përmes rrjeteve sociale, për të cilët sigurisht Ramadani aktualisht është totalisht lojtar i huaj, por sigurisht shpresojmë që së shpejti të jetë një forcë shtytëse për klubin e tyre të preferuar.
Për të kujtuar, Reshat Ramadani është i lindur në vitin 2003 dhe është një nga futbollistët e rinj më të mirë aktualisht në Maqedoninë e Veriut.
Ai në këtë periudhë pati minuta me Qatip Osmanin, por me largimin e tij drejt Kievit, karriera e tij shkon në një nivel krejt tjetër”, ka shkruar mediumi maqedon “Sportmedia”.