Ramadani i Shkëndijës si pjesë e Maqedonisë U21 flet për ndeshjen e nesërme kundër Qipros

November 16, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë në futboll tashmë disa ditë ndodhet në Qipro, aty ku gjatë këtij muaji do ti zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj vendasve qipriot dhe Serbisë.

Pjesë e këtij reprezentacioni është edhe mesfushori difenziv i Shkëndijës, Reshat Ramadani, i cili foli enkas për “infOSport.mk” rreth takimit që i pret nesër ndaj Qipros. Ai fillimisht foli për atmosferën që mbizotëron në skuadër, si dhe për rëndësinë e këtij takimi.

“Gjithçka shkon sipas planit, jemi duke punuar shumë mirë dhe gjithë lojtarët e grumbulluar duken të ‘etur’ për të dhënë më të mirën. Atmosfera është e qetë, grumbullimi mendoj se na bën mirë të gjithëve pasi vijmë nga më shumë klube e kampionate dhe në kushte kur sezoni është në kulminacion e sipër para pauzës dimërore, mendoj se na ka ardhur mirë ky grumbullim ku të gjithë duam ta shfrytëzojmë rastin që kemi përpara” – u shpreh Reshat Ramadani, i cili është i lumtur që është pjesë e ekipit shpresa të vendit në futboll.

“Sigurisht se po. Është mundësi e mirë për gjithçka. Sa i përket kundërshtarit, personalisht nuk është se e njoh shumë Qipron, por stafi teknik i ka analizuar dhe përmes analizave na njofton me pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Por në ndeshje të këtilla kontrolluese ku rezultati s’është në plan të parë, ne kemi qëllim të performojmë sa më mirë, të ndërtojmë lojën tonë dhe të përgatisim ekipin për të ardhmen” – përfundoi Ramadani, i cili nesër pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të tretë me fanellën e përfaqësueses U21 të Maqedonisë.

Ndeshjen e parë Ramadani me shokë do ta zhvillojnë nesër (17 nëntor) kundër nikoqirëve të Qipros, ndërsa 5 ditë më vonë (22 nëntor) do ti masin forcat me moshatarët e tyre të Serbisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Wanda Nara e tregon arsyen e ndarjes me Mauro Icardin

Story i radhës

​Ekonomia ruse edhe zyrtarisht në recesion

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë