IMG 6213

Ramadani: Edi Rama “rikthehet” në Çarshi të Shkupit, por këtë herë i rrethuar nga kriminel të BDI-së!

July 1, 2025
1 minut lexim

Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe të pamëshirshëm ndaj vizitës së sotme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Shkup, politikologu dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ramadan Ramadani, ka hedhur akuza të rënda ndaj mënyrës se si kjo vizitë u orkestrua dhe u shfrytëzua politikisht.

Sipas Ramadanit, kryeministri shqiptar Edi Rama përjetoi një mashtrim të dyfishtë, një herë si opozitar në vitin 2012, kur ishte mirëpritur nga njerëz të ndershëm e dashamirës të kulturës shqiptare dhe herën e dytë sot, në vitin 2025, kur parakaloi nëpër Çarshi i shoqëruar nga kriminelë të dënuar të BDI-së. Ai thekson se në vizitën e parë, Rama ishte i ftuar dhe i pritur nga intelektual dhe aktivistë lokal si Edmondi, Beni dhe Artani, një organizim i denjë që e kishte mahnitur vetë Ramën për atmosferën e mrekullueshme shqiptare në Shkup.

Por sot, sipas Ramadanit, Rama u përball me një realitet të degraduar politik, “Asnjë njeri normal prej Çarshisë nuk ishte pranë tij”, shkruan ai, duke nënvizuar se kryeministri shqiptar është futur në një kurth të radhës nga sekti politik i BDI-së, që përfaqësohet gjithnjë më shumë nga njerëz të përlyer dhe jashtë realitetit qytetar.

“Rama prapë është mashtruar për Shkupin. I kanë thënë se këta janë shqiptarët e vërtetë të qytetit, por realisht janë vetëm ‘xhemati i Tim Shkllupit’, një sekt i ri që përfaqëson të shkuarën, jo të ardhmen”, përfundon Ramadani me një mesazh të fortë për opinionin publik.

IMG 6210

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski nuk pranojme imponime nen masken e procesit evropian 6863ce8783e57
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian

dy datat e lindjes me te zakonshme ne bote kur lindin me shume dhe kur me pak femije 6863d20c6eb17
Lajmi i radhës

Dy datat e lindjes më të zakonshme në botë: Kur lindin më shumë dhe kur më pak fëmijë?

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë