ramadani deri tani asnje zyrtar i gjilanit nuk me ka telefonuar 6289209c971ab

Ramadani: Deri tani asnjë zyrtar i Gjilanit nuk më ka telefonuar

May 21, 2022
1 minut lexim

Humbja me rezultatin 3:1 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, sipas trajnerit të Egnatias, Zekirija Ramadanit ka ndodhur për shkak të mungesës së përqendrimit.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli” tekniku theksoi se vëmendja e ekipit të tij është e gjitha te takimi i play-out, në mënyrë që të shpëtojnë sezonin.

Ndërsa sa i përket të ardhmes Ramadani theksoi se do jetë në krye të ekipit rrogozhinas deri në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas do të flasë me presidentin e Egnatias.

Humbja: “Mendoj se përqendrimi ndikoi te humbja, bëmë një ndeshje të mirë, dhamë maksimumin. Vllaznia ka tjetër objektiv ka Europën dhe ndaj bën ndeshje më të mira. Për ne finalja në play-out është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe besoj deri të hënën tjetër do jemi në formën e duhur.”

Kontrata me Egnatian: “Është deri në fund të këtij kampionati, pas kësaj do flas me presidentin. Sa i përket fjalëve, janë thjesht lajme, deri tani asnjë zyrtar i Gjilanit nuk më ka telefonuar”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

partizani prek europen 62891f0913d86
Story i mëparshëm

Partizani prek Europën

femrat jane me xheloze se meshkujt per miqte e partnerit te tyre 628920d532202
Story i radhës

Femrat janë më xheloze se meshkujt për miqtë e partnerit të tyre

Të fundit nga

Zelensky thotë se Putini po tallet me gjithë botën

“Vonesa njëjavore e Rusisë në përgatitjen e një propozimi për një zgjidhje paqeje është një tallje me të gjithë botën”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Vërejtjet vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin,
ShkoLartë