Ramadan Krasniqi – Dani: Lutemi për shpirtin tënd Gjikla

December 5, 2022
1 minut lexim

Këngëtari i njohur nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit dhe drejtorit menaxhues të Telegrafit, Arlind Gjikolli – Gjikla.

Në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se Gjikla ishte djalë urban shumëdimensional, i cili i dha frymë rep muzikës.

“Lutemi për shpirtin tënd Gjikla, ti që i dhe frymë e jetë Rep muzikës! Djali urban shumëdimensional! Familje Gjikolli bëhuni të fortë! Me pikëllim Dani”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjikla, siç e quanin të gjithë të afërmit dhe miqtë, ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.

“Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” …  janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja.

Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE i dha vëretje Maqedonisë dhe Malit të Zi pse nuk ju vendosin viza kosovarëve, reagon ambasadori Bajrami

Story i radhës

“Budallallëk shqiptar”, Ylli Manjani flet për samitin e BE në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë