Teksa vendi ynë po përballet me rritje çmimesh, për shkak edhe të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe krizës që ka sjellë kjo në mbarë botën, kryeministri Edi Rama zbriti sot në terren për të mbikëqyrur çmimet e produkteve ushqimore.
Ai ishte bashkë me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ku inspektoi nga afër çmimet e një supermarketi në Tiranë. Ai tha se shteti nuk mund të ndërhyjë te çmimet, por duhet vendosur një kompromis nga ana e tregtarëve.
“Situata është e vështirë shumë. Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga ju. Vaji është një problem i madh… Ne nuk kemi kërkuar që të kërkojmë që të ketë çmime që të fillojë humbja e furnizuesve, pasi shkon në kolaps.
Do të ishte jeta shumë e bukur nëse do të mundej që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vendoste shteti, pasi kjo nuk ekziston. Por kjo ulje është ajo që duam ne.”, tha Rama.