Rama: Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë

December 1, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit, duke thënë se të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor.

Rama, theksoi se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.

“Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar”, shkroi Rama.

“Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik. Drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor!”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

73 gazetarë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza që nga 7 tetori

Story i radhës

Swift zbulon se kush e frymëzoi për këngën ‘Sweet nothing’

Të fundit nga

ShkoLartë