“Rama vrasës serial zgjedhjesh”, demokrati del me akuzat e rënda, ja lëvizja që duhet të bënte opozita në 14 maj

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aulon Kalaja tha në një intervistë në Euroenws Albania se opozita nuk e ka bërë detyrën e saj dhe nuk i ka garantuar shqiptarëve mundësinë që të votonin të lirë.

Ai tha se e dinin që Rama do fillonte të blinte vota, pasi sipas tij, kryeministri është një vrasës serial votash, e megjithatë nuk e ndaluan dot këtë fenomen, ndaj opozita duhet të mbajë përgjegjësitë e saj.

“Këto nuk janë justifikime, unë gjykoj se ne e dinim që Rama është një vrasës serial i zgjedhjeve. Ne e dinim që Rama do sillej kështu, atëherë cilat janë masat tona qa i lejuam qytetarët shqiptarë të votonin të lirë apo jo?

Ne nuk i lejuam, atëherë nuk është bërë detyra e opozitës. Opozita duhet të garantonte votat e shqiptarëve. I kishte dhënë fjalën shqiptarëve se do mbronte votat, kjo nuk ndodhi. Nuk bëhet fjalë për të vjedhur votën në kutinë e votimit. Jo. Ky është  një proces që nis shumë më herët”,-tha anëtari i këshillit kombëtar të PD, Aulon Kalaja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

3 shenjat e horoskopit qe do u mbushen xhepat plot në qershor

Story i radhës

Besnik Tahiri mirëpret vendimin për asistentë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Të fundit nga