Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të vizitojë Greqinë në datat 20-21 mars.
Ndonëse vizita e Ramës nuk do të jetë zyrtare, pasi ai do të mbërrijë në Athinë për të çelur ekspozitën e tij të pikturës.
Me mbërritjen e tij në Athinë, Rama nuk do të humbasë rastin të takojë klasën politike greke, pikërisht në një prej momenteve më të mira të marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas informacioneve të para, kryeministri Rama do të mbërrijë në Athinë mesditën e datës 20 dhe menjëherë do të nisë takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe një drekë pune. Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh për të diskutuar disa prej marrëveshjeve të lëna përgjysmë mes dy vendeve.
Pasditen e datës 20 do të çelë në “Zapion Megaro” ekspozitën e tij, nën shoqërinë e homologut Mitsotakis, për të vazhduar në një darkë pune me të.
Agjenda e kryeministrit shqiptar në datën 21 nis e ngjeshur, ku do të takojë kryetarin e parlamentit helen Kostas Tasulas, për ta finalizuar me presidenten e vendit Kateriana Saqelaropoulu.
Agjenda e kryeministrit shqiptar në Greqi do të mbyllet pasditen e datës 21, me pjesëmarrjen e tij forumin ekonomik të Delfit, ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe krerë korporatash nga më të mëdhatë në Greqi.