Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një videomesazhi, Vitin e Ri 2025. Ai zgjedhur Kryeministrinë për t’iu drejtuar me mesazh publik qytetarëve, të cilëve u uroi shëndet dhe mbarësi gjatë vitit që po troket.
“Ka një vit të tërë për t’u ngjitur dhe çdo vit e ka një ditë të vetme për të zbritur.
Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, po në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane.
Por sot, për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri.
Prandaj edhe unë sonte nuk do të bëj më shumë sesa t’ju uroj të gjithëve një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja.
Gëzuar!”, u shpreh kreu i qeverisë.
Burimi: botasot.info