Kryeministri Edi Rama ka thënë se është dashur kohë për materializimin e abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, edhe pse ideja është hedhur më herët.
Ai tha gjatë fjalës së tij në eventin për përurimin e abetares në Tiranë se gjërat kërkojnë kohë për t’u materializuar, ndërsa përmendi se kjo abetare është ndryshe nga të parat.
“Gjuha jonë është një gjuhët nga më të vjetra, por është një gjuhë e shkruar risht vonë. Është domosdoshme që të gjejmë rrugët për t’ua treguar atyre që vijnë pas nesh e për ta rrënjosur te fmëijët tanë se sa e vështirë ka qenë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar gjuha shqipe, e cila sot vazhdon të gjallojë në hapësirat ku jetojnë shqiptarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakohnshme. E përmendi ministrja, abetaren e Naum Veqilharxhit, për të cilën akademiku Rexhep Qosja thotë se ishte vepra që paralajëmroi lindjen e një periudhe të re në historinë e shqipes.
Një libër i vogël i shkruar në një alfabet origjinal, u bë një libër i shenjtë laik i shqiptarëve që luajti një rol për mësimin e përhapjen e gjuhës tonë.
Ia vlen të kujtohet s ee para herë kur një abetare u shtyp në vendin tonë ishte në Shkodër dhe sot është me vlerë po ashtu që kjo abetare e unifikuar vjen në 110 vjetorin e pavarësisë si një punë e nisur ne vigjilie të festës tonë kombëtare të nëntorit të shkuar në Elbasan kur u mblodhëm me qevrinë e Kosovës.
Thuhet nga ata qe e kanë bërë, aprovuar e pastaj nga ministret, unë e kam dëgjuar nga ministrja jonë se kjoë shtë një abetare ndryshe nga të mëparshmet. Për më tepër, për herë të parë, abetarja vjen edhe në versionin digjital që lehtëson punën e mësuesve dhe prindërve, dhe ndihmon nxënësit.
Shumëkush mund të thotë pse u deshën kaq vite se idenë e kemi hehdur prej kohësh, por materializimi ndodhi vetëm tani. Mund të gjenden plot arsye, por unë e sjell në vëmendje për të thënë se gjërat janë më vështirë të bëhen se të thuhen.
Madje për ata që ngrenë zërin me shpejtësi, ne kemi ndërmarrë shumë nisma së bashku me qeveritë e Kosovës dhe ato të gjitha kanë pasur jetën, procesin e tyre dhe një pjesë e rëndësishme janë materializuar, një pjesë janë rrugës, të tjera janë në një fazë fillestare. Të gjitha këto kërkojnë kohën e tyre”, tha Rama.