Në shkollën “Fadil Gurmani” në Elbasan vijon me ritme të larta puna për rikonstruksionin e saj. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rikonsturksionin e kësaj shkolle, e cila pritet të hapë dyert në shtator.
“Shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, po i nënshtrohet një transformimi tërësor, me punimet që po ecin me ritme të larta çdo ditë.
Në shtator, mbi 350 nxënës do të rikthehen në klasa moderne, me kushte bashkëkohore që frymëzojnë të mësuarit dhe ëndrrat e brezit të ri”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ky është një tjetër investim i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan, në funksion të një arsimi cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë”. Investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet i qeverisë për kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
Burimi: botasot.info