“Në një takim që sintetizon të gjithë procesin e këshillimit të zhvilluar në të gjithë territorin e Shqipërisë, prej ku doli edhe plani i ri i veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë. Siguria e kuptuar si një tërësi elementësh dhe jo thjesht si siguri fizike.
U bë shkak një tragjedi që të vihet të lëvizje një shoqëri e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore dhe nga ana tjetër të vihet në lëvizje e njëjta fuqi e brendshme destruktive e vetë shoqërisë e përfaqësuar në parlamentin e Shqipërisë dhe media. Si gjithnjë në qasje ndaj një ngjarjeje ka një farsë dhe një marrje përgjegjësie. Si gjithnjë këtu në vendin tonë, edhe në këtë rast, farsa nuk mungoi me të gjitha atë forcë destruktive që në fakt rivret të vrarët, riplagos të plagosurit, dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse.
E them këtë se është e rëndësishme që të kuptohet mirë që institucionet, qeveria, shteti janë struktura në zhvillim dhe përmirësim dhe në vetë korigjim të vazhdueshëm.
Nuk ka asnjë herë në asnjë vend, në asnjë stad të zhvillimit, një shtet, apo qeveri që të mos kenë asnjë për të korigjuar dhe përmirësuar ashtu sikundër nuk ka se si të ketë në raste të tilla një përgjegjësi të vetme, por tërësi përgjegjësish dhe cka ka dalë më së miri në këtë proces, ku kam pasur mundësinë të marr pjesë, është se në përjetimin, kuptimin dhe reflektimin ndaj një ngjarjeje ka dy Shqipëri. Një në parlament dhe në media, një në komunitet.”, u shpreh Rama.
Burimi: botasot.info