Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, njëherazi dhe kandidati për kryetar i Bashkisë Vorë, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Diasporës ku paralajmeroi se Amnistia Fiskale “do te behet me çdo kusht”, edhe pa mbeshtetjen e nderkombetareve.
‘Sot ai foli per amnistine fiskale, ku nepermjet ketij ligji kerkon te legalizoje parate e droges dhe korrupsionit!
Qendrimi i Partise Demokratike ka qene dhe eshte shume e qarte ne krah te partnereve tane nderkombetar kunder legalizimit te parave te droges ne Shqiperi!’, shkruan Hoxha në Facebook.
POSTIMI I PLOTE
Sot ne diten kombetare te Diaspores,Edi Rama nuk tha asnje fjale per voten e diaspores ku sipas kerkese ne Gjykate Kushtetuese te organizates “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” gjykata Kushtetuese detyron kuvendin qe te plotesoje kuadrin ligjor qe disapora te kete te drejten e saj legjitime te votoje.
Sot ne diten kombetare te diaspores Edi Rama nuk paraqiti asnje plan apo politike per rikthimin e bashkatdhetareve tane ku vetem ne 6 vitet e fundit jane larguar 744 mije shqiptar! Sot ai foli per amnistine fiskale,ku nepermjet ketij ligji kerkon te legalizoje parate e droges dhe korrupsionit!
Qendrimi i Partise Demokratike ka qene dhe eshte shume e qarte ne krah te partnereve tane nderkombetar kunder legalizimit te parave te droges ne Shqiperi!