Për kryeministri Edi Rama vendi ynë ka taksën më të lartë të karburantit në rajon, pasi i ka taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit në çmim.
Rama tha se kemi taksat më të ulëtat në rajon për individët dhe biznesin e vogël, të gjitha këto të ardhura që u shkojnë në xhep sipërmarrësve të vegjël dhe individëve.
Sipas tij, nuk ka zgjidhje ideale për këtë çështje dhe se situatë po shfrytëzohet nga ata që i quajti si hiena dhe që duan luftë e gjurulldi për përfitimet e tyre.
Rama: Thonë të gjithë që kemi taksën më të lartë të karburantit në rajon. Ne nuk kemi taksë qarkullimi dhe karboni të ndarë, ne e kemi në çmim. Ne kemi taksat më të ulëtat në rajon për individët dhe biznesin e vogël, të gjitha këto të ardhura që ne i kemi lënë në xhepin e sipërmarrësve të vegjël dhe individëve duke i ulur taksën mbi pagën, që do vazhdojë, duan të thonë që janë diku të ardhurat për të financuar rritje pagash që do bëjmë siç jemi zotuar, nga diku do vijnë, nuk mund të jetë historia hiq këtu e hiq atje, me ça do i financojmë ne pastaj? Jemi të qartë për hatanë që do heqim. Zgjidhej ideale nuk ka. Këta duan të shfrytëzojnë si hiena edhe vetë luftën të bëjnë gjurulldi për të nxjerrë përfitimet e tyre, kjo është e pamoralshme dhe nuk ka për të kaluar në këtë vend.