Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama u takua sot me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama.
Ata në këtë takim diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve.
Veçanti i kushtuan projekteve infrastrukturore me qëllim të realizimit të interesit publik.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me ekipin takuam kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Albina Shabani Rama dhe stafin e saj mbështetës.
Në këtë takim diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona veçanërisht për zbatimin e projekteve infrastrukturore me qëllim të realizimit të interesit publik.