“Takim të këndshëm patëm me Kryetarin e Komunës së Aeroportit të Shkupit, z. Timco Muncunski”, kështu e ka përshkruar takimin e tij, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama, këtë të mërkure, është takuar me kryetarin e komunës “Aerodrom” të Shkupit, Timco Muncunski.
Në njoftimin e bërë për këtë takim, i pari i Prishtinës ia huqi duke thënë se është takuar me kryetarin e “Komunës së Aeroportit të Shkupit”.
Megjithëse gabimi i bërë është përmirësuar, i njëjti ka mbetur në historinë e ndryshimeve në “Facebook”.
Rama me Muncunskin, diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit me menaxhimin e mbeturinave e ndotjen e ajrit.
“Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, diskutuam edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim”, ka shkruar Rama