Rama sulmon partitë e vogla: Thonë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, s’ja kanë idenë…

May 1, 2025
1 minut lexim

Nga Dimali, në takimin elektoral në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i PS, Edi Rama ka sulmuar partitë e vogla, duke i quajtur të rinj vetëm në moshë e fytyrë por jo në cështjet e politikës.

Rama tha se qëllimi i shqiptarëve është anëtarësimi në BE dhe pasaporta evropiane, kurse të vegjlit thonë se nëse e marrin ata pushtetin më 11 maj, do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Kryesocialisti Rama sulmoi dhe Berishën duke thënë se shkrirja e SPAK, do të thotë të kthehet drejtësia në “kënetën e bufit”.

Edi Rama: Bufi thotë se më 12 maj do të shkrijë SPAK

Do të thotë se drejtësia do të kthehet në kënetën e bufit. Dmth kur vriten 4 qytetarë poshtë zyrës së bufit, do të kthehen sportelet që njerëzit do të copëtohen në radha dhe emigrantët do të vijnë këtu në vend për të marrë shërbime.

Sa për lekët, e dini ju, si janë. 6 mln dollarë për të pastruar imazhin e bufit dalin për të tjera sdalin. Ata më të rinjtë, thonë se po na erdhi ne në dorë kjo punë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme ndërkohë që ne presim që të hyjmë në BE të marrim pasaportën evropiane dhe të marrim një buxhet ekstra. Po të hyjmë në BE, 300 mln në vit janë vetëm për bujqësinë.

Ne duam të hyjmë në BE ata thonë do të shkojmë në zgjedhje.

Dmth e kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Majin meqë është dita e punëtorëve e të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, të rinjtë. Ca të rinjsh, të rinj në moshë po,  por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Taravari shprehë solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët

Story i radhës

Ansambli “Ibe Palikuqi” drejt festivalit ndërkombëtar në Bodrum, Turqi

Të fundit nga

Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre. Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen

Shpërthen Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, kapiten i Baselit, ka shpërthyer me gol në finalen e Kupës së Zvicrës.  Shaqiri me Baselin po shkojnë drejt trofeut të dytë të edicionit të sivjetshëm. Shaqiri
sqmken
ShkoLartë